Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese çerekfinale të edicionit 2024/25 të Ligës së Kampionëve.
Mbrëmja e sotme do të na mësojë emrat e dy ekipeve të para gjysmëfinaliste në garën elitare evropiane për klube.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Borussia Dortmund dhe Barcelona, e cila zhvillohet në ‘Signal Iduna Park’ me fillim nga ora 21:00.