Qindra fluturime janë anuluar dhe transporti hekurudhor është pezulluar pasi një stuhi me erera të forta përfshiu Pekinin dhe Kinën veriore.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters Deri në 11:30 me orën locale ishin anuluar 838 fluturime në dy aeroportet kryesore të kryeqytetit.
Stuhia më e forta në kryeqytetin kinez për më shumë se gjysmë shekulli do të vazhdojë gjatë fundjavës, duke detyruar mbylljen e atraksioneve dhe vendeve historike për shkak të shpejtësisë së erës që ka shkuar në 150 km/h.
Rrugët e qytetit ishin të qeta dhe shumë pak banorë mund të shiheshin duke ecur përreth.
“Sot pothuajse nuk ka njerëz në rrugë. Megjithatë,stuhia nuk ishte aq e fortë sa e kisha imagjinuar jo në atë pikë sa ishte e pamundur të dilje. Kisha planifikuar të vizitoja një dyqan por ishte mbyllur për shkak të motit të keq. Shpresoj që situata të mos bëhet më keq.”
Miliona njerëz u këshilluan të qëndrojnë brenda, dhe disa media shtetërore që paralajmëruan se personat që peshojnë më pak se 50 kilogramë janë më të rrezikuarit. /tvklan