Moti parashikohet të jetë shumë më i ftohtë këtë fundjavë me mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.
Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Prishtina Weather mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë. Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.
Ditëve të fundjavës, mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, që mban ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme. Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. E në fillim të javës koncentrimi i ndotësve do të jetë më i rritur, e në këtë rast indeksi do të mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vranësira të ndryshueshme, herë-herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.
17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vranësira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
18.01 – Mot shumë i ftohtë, pjesërisht me vranësira. Herët në mëngjes me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.
19.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
20.01 – Ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe diell gjatë ditës.
Temperaturat e ajrit vijojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimalet zbresin në -4C, e deri nga mesi i javës së ardhshme rriten deri në 1C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.