Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi sot është uzurpuar.

Ajo tha se VV-ja e ka shndërruar skenën parlamentare në teatër të partisë.

Postimi:

Sot, Kuvendi i Republikës u uzurpua.

LVV e shndërroi skenën parlamentare në teatër partie, duke pamundësuar zhvillimin e seancës sipas rregullores së punës. Rendi i ditës ishte i qartë: votimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Asnjë paqartësi, asnjë arsye për zvarritje. Për miratimin e këtij raporti kërkohet shumicë e thjeshtë, jo konsensus. Jo manovra politike. Jo skenarë të porositur nga lart.

Por kryesuesi i seancës, në përputhje me urdhrat e krerëve të partisë, devijoi nga procedura ligjore dhe ftoi për “konsultime”, një tentativë e qartë për të shtyrë procesin.

Kjo është jo vetëm shkelje e rregullores, por një dhunim i vullnetit demokratik dhe institucional.

Kjo është marrezi.

Related Posts