Avokatja kosovare, Doarsa Kica, ka njoftuar se i është bashkuar Iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit.
Kica ka publikuar një fotografi bashkë me Osmanin në llogarinë e saj në Facebook, derisa ka shkruar se “guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike”.
“Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë”, ka shkruar ajo.
Njoftimi i plotë:
Sot, guxova.
Guximi nuk shprehet gjithmonë me forcë fizike. Në shtetet demokratike, shprehet me ndërmarrjen e një hapi tutje në të mirën e përgjithshme. Në guximin për të dalur jashtë zonës së rehatisë dhe jashtë interesave të ngushta individuale për ti shërbyer interesave shtetërore, dhe për të kontribuar në fuqizimin e sundimit të ligjit. Koha ka treguar që pritja kushton. Andaj, pa pritur më shumë është koha të guxojmë.
#Guxo
Vjosa R. Osmani