Me ngrohjen e motit, mizat fillojnë të dalin nga gjendja e tyre dimërore, duke kërkuar ngrohtësi, ushqim dhe vende të përshtatshme për të lënë vezët.

Fatkeqësisht, shtëpia juaj shpesh është strehë ideale për këto insekte, çka përbën jo vetëm një bezdi, por edhe një rrezik për shëndetin, pasi mizat mund të përhapin mikrobe, baktere dhe rreth 65 sëmundje të ndryshme

Ndërsa vera afrohet, prania e mizave bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Glen Peskett, një ekspert i punimeve praktike (DIY) nga Saxton Blades, ka rekomanduar një zgjidhje të thjeshtë dhe befasuese që nuk përfshin përdorimin e kimikateve të forta. Ai tha:

“Kur bëhet fjalë për të mbajtur mizat larg shtëpisë, shumë njerëz përdorin produkte kimike, por një zgjidhje e thjeshtë dhe natyrale mund të jetë shumë efektive”.

Zgjidhja është e lirë, efektive dhe plotësisht natyrale – dhe ka shumë gjasa që ta keni tashmë në frigorifer: kastravecat.

“Copat e kastravecit janë një mënyrë befasuese për të larguar mizat. Ato nuk e durojnë aromën e kastravecit, sidomos kur është më i hidhur, prandaj ky është një parandalues natyral shumë i mirë”.

Si ta përdorni këtë metodë natyrale: Vendosni copa kastraveci në zona të ndryshme të shtëpisë, duke u përqendruar në vendet ku mizat qëndrojnë më shpesh, si p.sh. dritaret, hyrjet e shtëpisë dhe pranë koshave të mbeturinave.

Ndërroni copat çdo disa ditë për të ruajtur fuqinë e tyre larguese. Edhe pse mund të duket pak më i lodhshëm si proces, është një mënyrë shumë ekonomike dhe pa kimikate për ta bërë shtëpinë tuaj më pak tërheqëse për mizat.

Related Posts