Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dhënë gjak në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prishtinës.

“Ajo është nesër, a po?” – tha shkurt Kurti, duke mos u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve, nëse i kanë votat në vazhdimin e seancës së neserme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kurti nuk ka dhënë përgjigje nëse si parti i ka siguruar votat për miratimin e raportit për verifikimin e mandatit të deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër.

Related Posts