Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Obiliqit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar sot rreth orës 13:00 , kur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq është njoftuar nga Policia se në fshatin Raskovë, në rrugën “Dukati”, është gjetur një person i varur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët, pas verifikimeve fillestare, kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vend, ndërsa hetimet rreth rrethanave të ngjarjes tashmë janë në duart e Policisë dhe Prokurorisë për të zbardhur motivet dhe detajet e rastit.