E mbijetuara nga masakra e forcave serbe mbi familjen e saj, Saranda Bogujevci ka publikuar një fotografi me Vasfije Krasniqin, të cilën tanimë mund ta ketë kolege edhe në Kuvend.
Krasniqi tanimë është në listën e VV-së për deputete, ndërsa Bogujevci është shprehur e nderuar për këtë fakt,
“Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen. Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës. Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit. Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë”, ka shkruar ajo.