Besian Mustafa, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka thënë  në situatën në të cilën është vendi për mos konstituim të Kuvendit të Kosovës fajtore është Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministrat e kabinetit të tij, me të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje.

Kështu u shpreh Mustafa kur u pyet se a do të ndryshojë qëndrim LDK-ja për çështjen e mosdhënies së dorëheqjes nga qeveritarët që janë zgjedhur edhe deputetë.

“Nëse duhet dikush të zhbllokojë këtë nyje, janë të gjithë ministrat që janë certifikuar si deputetë dhe që dëshirojnë ta ushtrojnë detyrën e deputet. Prapë po e marrë Z.Hekuran Muratin, nëse ai ka fituar votat dhe është certifikuar për deputetë nëse ai nuk dëshiron që të bëjë detyrën e deputetit, ai është në rregull nuk ka nevojë të japë dorëheqje”.

“Por nëse keta anëtarë të Qeverisë që janë zgjedhur, pra kryeministri, zëvendëskryeministrat, dhe ministrat, që janë zgjedhur deputetë dëshirojnë që ta ushtrojnë detyrën e deputetit ata vetëm duhet ta zhbllokojnë të gjithë procesin duke dhënë dorëheqje”

“Bllokimi dhe zhbllokimi është në derën e tyre dhe jo në derën e dikujt tjetër, në këtë rast do të duhej deputetëve të Kosovës t’iu kërkonin ta shkelnin ligjin për të zhbllokuar një situatë politike, është e palogjikshme që t’iu kërkohet deputetëve, t’u thuhet ju deputet jeni betuar se nuk do të shklini ligjin, por mbyllni sytë dhe shkileni”, ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv

 

Related Posts