Katy Perry thuhet se ka shfaqur shenja pendese lidhur me fluturimin e saj në hapësirë të hënën e kaluar, pasi po përballet me një valë komentesh negative dhe teorish konspirative pas misionit historik.

Katy Perry, Lauren Sanchez dhe katër gra të tjera përfunduan misionin e tyre në hapësirë, misioni i parë tërësisht me gra, në bordin e raketës “Blue Origin” të Jeff Bezos. Ekuipazhi i listës A udhëtoi për 11 minuta, duke arritur një lartësi prej 62 miljesh (100 kilometra) dhe, duke kaluar vijën Kármán, kufiri zyrtar i hapësirës.

Ky udhëtim u reklamua dhe u promovua si një mesazh i fortë i fuqizimit të grave në shoqëri, duke dhënë mesazhin se edhe gratë munden të arrijnë misione të vështira të vetme.

Megjithatë, në vend që të fokusoheshin në mesazhin pozitiv, shumë njerëz e kritikuan negativisht këtë mision. Në rrjet pati polemika të forta për koston e lartë të udhëtimit, ndikimin mjedisor dhe veprimet që u cilësuan si të pavenda nga 6 gratë e ekuipazhit.

Katy Perry-t iu bashkuan Gayle King, Lauren Sanchez, shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisha Bowe, producentja e filmit Kerianne Flynn dhe aktivistja Amanda Nguyen në fluturimin e financuar nga Jeff Bezos.

Por, tanimë raportohet se ajo ka mendime të dyzuara– jo për vetë misionin, por për mënyrën sesi gjithçka u interpretua.

“Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar dhe subversiv. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin.”

Një burim pranë këngëtares pohoi në një raportim të “Daily Mail”:

Emri i burimit pranë saj nuk bëhet i ditur, ndërsa këngëtarja nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.

Related Posts