Një “baby kiss” me Andreas dhe Elinarës, solli debate në fermën më të madhe të VIP-ave. Ishte Ylli ai që i tha Andreas se nuk duhet ta bënte pasi ka grua dhe fëmijë.
Ndërsa Andrea, teksa ndodhej në Plevicë e quajti “injorant”.
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme, moderatorja Luana Vjollca pyeti Yllin pse u bezdis nga puthja.
Ylli tha se nuk ishte mision prej Agait dhe nëse do të ishte mision do ta bënte dhe ai.
“Duke pasur familjarë jashtë nuk do ta bëja asnjëherë. Nuk më ka pëlqyr aspak, s’është diçka e mirë. Sa i përket baby kiss, kur kemi qenë te shtëpia e Fakirit kemi diskutuar këtë temë, e pyeta nëse e ndjen t’i japë një sqarim bashkëshortes. Ai e ka hequr mikrofonin dhe ka ardhur më ka sharë”, tha Ylli.
“Mos shko te Fakiri”, tha Andrea, teksa i ndërpreu fjalën.
Ka thënë ‘si s’të vjen turp që më bën këtë pyetje, unë kam grua dhe fëmijë, ndoshta ndihen keq sepse nuk i shikojnë të gjitha gjërat që dalin’. Pastaj është ngritur në këmbë dhe më ka sharë me mimika të vogla. Nuk kam ardhur unë këtu për viktimizim”, tha Ylli.
Elinara u çudit nga gjykimi i Yllit dhe tha se “nuk ka fjalë nga reagimi i tij”.
“Unë jam nënë, e mbroj me krenari këtë që jam, jam nënë single. Por jam arstiste mbi të gjitha. Më është dashur të performoj në skenë, të dal nudo në videoklip për hir të artit. Puthja ime me Andrean është një puthje teatrore. S’ishte as puthje, po ishte një takim buzë më buzë. E quaj shumë mbrapa Yllin. Duhet të rritet pak”, tha Elinara.
Andrea duke iu përgjigjur Yllin, njëkohësisht iu shpjegua edhe bashkëshortes së tij.
Nuk është ashtu si ti e dëgjon Yllin. Është kështu si e thotë Elinara dhe unë. Unë e di se ajo e di çfarë ka në krah”, tha Andrea./vizionplus.tv