Një person ka mbetur i vdekur e një tjetër i lënduar rëndë si pasojë e një vet aksidenti që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan Insajderi.

Policia ka thënë se viktima është mashkull. Insajderi mëson se emri i viktimës është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një person tjetër që po trajtohet në QKUK.

”Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal”, tha Ahmeti

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Theren me thikë tre presona në Podujevë
Nusja nga Elbasani voton me vello veshur
HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

Related Posts