Për situatën e krijuar mes Albës dhe Ganiut, ku ky i fundit iu fut në shtrat fermeres gjatë kohës që po pushonte, Agai ka marrë një vendim.
Moderatorja e Ferma VIP 2, Luana Vjollca tha se Ganiut në rast se shpallet fitues, nga çmimi i madh do i zbriten 15 mijë euro.
“Si pasojë e cënimit të privatsisë dhe shkeljes së etikës, Agai ka vendosur. Nëse Ganiu shpallet fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP, nga çmimi i madh prej 100 mijë euro do i i zbriten 15 mijë euro”, lexoi moderatorja Luana Vjollca në zarf.
“Por ky është vetëm paralajmëri i fundit. Në fermë duhet të ruajm një ambient të sigurt dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit”, shtoi Luana Vjollca.
Ganiu i kërkoi falje gjithë shqiptarëve, teksa shtoi se nuk kishte asnjë qëlllim të keq.
“Unë iu kërkoj falje gjithë nënave dhe vajzave shqiptare. Nuk dua të mërzisë askënd. Ndihem vërtetë shumë keq. Prej shpirti po e them, nuk kam pasur asnjë qëllim të keq. Ju kërkoj falje”, u shpreh Ganiu.