Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e mbi pesë muaj.

Rruga e saj devijoi pas njohjes me Edis Shalën, djali i cili e solli në qendër masazhi. Përveçse po punon, ajo dhe vajzat e tjera për çdo ditë ekspozojnë trupin e tyre në Instagram.

Kiks Kosova, përmes rrëfimit të prindërve, mori vesh se ai që e largoi vajzën e tyre, ende të mitur, nga rruga e shkollës, ishte një person i quajtur Edis Shala. Në bazë të sinjaleve që emisioni mori në terren, të njëjtit tash e sa kohë, bashkëjetojnë.

I përballur me akuzat, Edis Shala, të cilin ekipi i Kiks Kosovës e takoi në lagjen Dragodan të kryeqytetit, fiks para qendrës së masazhit “Magic Spa”, pa iu dridhur syri fare për atë se çfarë po bënte, mohoi çdo akuzë.

I njëjti ishte i sigurt se B.. është mbi 18-vjeçe, derisa gënjeu Kiksin se do t’i dërgojë letërnjoftimin në Whatsap, gjë që nuk ndodhi.

Edis Shala u shfaq krejt i qetë, ani pse Kiks Kosova zbuloi gjithçka që po ndodhte aty brenda. Duket se Edisi nuk është ai “kryesori” i qendrës së masazhit, meqë duket se dikush që qëndron prapa tij, e që u prezantua si pronari i vërtetë i këtij biznesi, telefonoi gazetaren e emisionit pak para mesnatës, konkretisht në orën 23:30.

Ai e kërcënoi gazetaren duke i thënë se askush nuk i jep të drejtë të kërkojë informacione për punëtoret e tij, meqë në të kundërtën, siç tha ai, do ta lajmërojë në polici.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
Raportohet për zhdukjen e një gruaje në Rahovec
144 vjet nga rënia heroike e Mic Sokolit
101 vjet nga vrasja e Avni Rustemit

Related Posts