Departamenti i Shëndetit Publik të Californisë po kërkon që vaksinat e Moderna-s për coronavirus të tërhiqen nga tregu për shkak të një numri të madh të efekteve anësore.
Vaksinat e Moderna-s të serisë “041L20A” shkaktojnë “një numër më të madh efektesh anësore se zakonisht” dhe për këtë arsye duhet të hiqen nga përdorimi derisa të përfundojnë të gjitha testet, thuhet në shpjegim.
Një klinikë në Californi thuhet se u mbyll disa orë pasi u raportuan reagime anësore ndaj vaksinës, raporton latimes.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave aktualisht po testojnë një seri vaksinash pasi një shumë njerëz pësuan një “reaksion të rëndë alergjik”.
Sipas agjencive, një reaksion alergjik akut ishte raportuar më parë në Boston në muajin dhjetor, pasi një mjek mori vaksinën e Modernas. Në të njëjtën kohë, autoritetet mjekësore amerikane po hetojnë disa raste të reagimeve serioze ndaj vaksinës Pfizer-BioNTech kundër coronavirusit.
California është shteti më i goditur i SHBA-së me rreth tre milionë të infektuar – një milion në Los Angeles dhe më shumë se 33 mijë vdekje nga infeksioni i COVID-19, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.