Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 goditi Stambollin të mërkurën, tha agjencia turke e fatkeqësive AFAD, një nga tërmetet më të fortë që ka goditur qytetin prej 16 milionë banorësh në vitet e fundit.

Nuk ka ende raportime për dëme, por njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat pasi tërmeti goditi dhe tronditi qytetin e vendoru në brigjet evropiane dhe aziatike të ngushticës së Bosforit.

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Silivrit. Ishte në një thellësi prej 6.92 km, tha AFAD.

Sipas mediave atje, një person është lënduar si pasojë e kërcimit nga ballkoni gjatë tërmetit, i cili ndodhi gjatë një festë publike në Turqi.

https://x.com/turkiyetodaycom/status/1914985823432216596?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1914985823432216596%7Ctwgr%5Eeee2c4e129450c6b167b6deb8d7c013de000a1e9%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F111termeti-me-magnitude-6-2-godet-stambollin%2F

 

Related Posts