Drejtori i Zyrës për Certifikimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, ka rekomanduar që të certifikohen të gjithë kandidatët, duke përfshirë edhe ata që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë probleme me ligjin.
“Ka qenë një proces i gjatë duke i shqyrtu aplikacionet e partive, i kemi pas 1081 nga 25 subjekte politike, finalja është 1075 të gjitha subjektet politike i kanë plotësu kriteret minimale”, tha ai.Ai përmendi tha që për shkak të konfuzitetit me pikën q të certifikohen të gjithë kandidatët.“Kemi kërkuar shkresa nga institucionet e ndryshme për të na ndihmuar në vendimmarrje, disa na kanë ndihmu disa na kanë konfuzu, ajo çka vlen të theksohet është që zyra nuk ka arrit me zbatu plotësisht në bazë të shkronjës q të nenit 29 për shkak të interpretimeve të ndryshme, ne rekomandojnë certifikimin, pastaj palët mund ti drejtohen institucioneve për ankesa”, shtoi ai.Valdete Daka, kryesuese e KQZ-së pyeti nëse i plotësojnë të gjitha subjektet politike kriteret për certifikim.Buleshkaj tha se “për zyrën gjitha i kanë plotësu kushtet. Te q-ja nuk e kemi të qartë”.
Sipas kryesueses Valdete Daka, sot nga ky rekomandim nuk e kanë të qartë se cilët kandidatë i plotësojnë kushtet e cilët jo.“Kërkesat janë dërgu në institucionet relevante. Është kërku nga subjektet të zëvendësohen anëtarët qe nuk i përmbushin kriteret. Ne nuk e kemi të qartë se kush i përmbushë kërkesat e kush jo. Zyra është ajo që i pranon dokumentet i verifikon klasifikon dhe bënë rekomandim duke respektuar dispozitat e nenit 9”, tha ajo.“Unë kisha dashtë të na sillen gjitha dokumentet sepse nuk i kemi. E kemi një rekomandim që thotë që të certifikohen gjithë kandidatët”, shtoi ajo.