Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa në Rusi për të luftuar kundër Ukrainës.

Sipas raportimeve, ushtria e Phenianit, pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të ri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska e pranon publikisht përfshirjen e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë për BBC se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguar nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve. Gerasimov gjithashtu pretendon se Moska rifitoi kontrollin e plotë të rajonit perëndimor të Kurskut të vendit një pretendim i mohuar nga Ukraina.

Duke iu përgjigjur deklaratës, SHBA tha se Koreja e Veriut tani duhet të mbajë përgjegjësinë për vazhdimin e luftës.

Inteligjenca e Koresë së Jugut dhe ajo perëndimore kanë raportuar prej kohësh se Pheniani dërgoi mijëra trupa në Kursk vitin e kaluar.

Vendimi për të vendosur trupa ishte në përputhje me një traktat të mbrojtjes reciproke midis Phenianit dhe Moskës.

Koreja e Veriut dhe Rusia demonstruan “aleancën dhe vëllazërinë” e tyre në Kursk, duke shtuar se një “miqësi e provuar me gjak” do të kontribuojë shumë në zgjerimin e marrëdhënieve.

Related Posts