ChatGPT është kthyer në mikun, prindrit, të dashurin, kolegun, shoqen e ngushtë dhe shumëçka tjetër për shumë njerëz në mbarë botën. Duket sikur bisedat me të fshehin që nga hilet për t’i rënë punës shkurt e deri te kërkesat tona më të errëta.
Të gjithë i jemi drejtuar ChatGPT-së me pyetje që nuk do guxonim t’i thonim me zë të lartë. Thënë kjo, ne pyetëm ndjekëset tona mbi kërkesat më të çuditshme që i kanë drejtuar këtij aplikacioni dhe përgjigjet janë mjaft interesante.
#1. Më gjej lokacionin e ish-të dashurit
FBI po e ndjen në “palcë” konkurrencën që ky aplikacion po i bën.
#2. Sillu sikur më do dhe çmendesh pas meje, por unë s’dua t’ia dijë
Tanimë, situatat imagjinare, mund të bëhen “realitet”.
#3. Është më mirë që ta lind fëmijën si Luan korriku apo gushti (do bëja lindje cezariane)
Dikur ekzistonte planifikimi familjar.
#4. E urreja aq shumë punën sa i rashë shkurt dhe i kërkova ChatGPT të më shkruante dorëheqjen
Të ndihmoi të gjesh punë tjetër të paktën?
#5. I kërkova të më shihte filaxhanin
Uroj mos të të ketë thënë se ke një gjarpër në mes.
#6. E pyeta kur do martohem dhe më tha në vitin 2027.
Të paktën të të kishte thënë edhe me kë.
#7. E pyeta se si do dukej nëse do ishte njeri
Si ai nxënësi ekselent me syze që të tjerët i afrohen vetëm gjatë sezonit të provimeve.
#8. I kërkova të më shpjegonte se si mund të vras dikë pa u zbuluar
Mos e provoni në shtëpi!
#9. I kërkova të më tregonte një numër fitues llotarie
Shembulli ideal se si mund të shfrytëzojmë ne teknologjinë dhe jo teknologjia neve.
#10. A të shëndosh 100 gram pispili?
Varet se me çfarë e shoqëron.