Laura Graham nga SHBA-ja ka përshkruar në mënyrë të përkryer se çfarë do të thotë të jesh nënë e tre fëmijëve nën moshën katër vjeç.

Në një video të shkurtër që publikoi në Instagram, Graham tregoi një moment që ajo e përshkroi si “kaos i plotë” në shtëpinë e tyre.

“Sapo kisha mbaruar gjidhënien e vajzës sonë njëmuajshe, dhe ndërkohë, dy djemtë tanë, katër dhe dy vjeç, po kërcenin mbi mua”, tregoi Laura për Newsweek.

Djali më i madh, Liam, përdorte një bilbil në video. “Gjithçka është në rregull,” i thotë Laura bashkëshortit të saj, duke i treguar gishtin e madh lart si shenjë pozitive.

Ajo shpjegoi se kishin dëshirë për një fëmijë tjetër, por bashkëshorti i saj, Luke, donte të prisnin edhe disa vite.

“Unë, nga ana tjetër, isha gati më herët. Më ka pëlqyer gjithmonë ideja që fëmijët të jenë afër në moshë. Tani është e vështirë, por e kam parë nga një perspektivë afatgjatë dhe e kam imagjinuar se sa i veçantë do të jetë marrëdhënia e tyre teksa rriten bashkë”, tha ajo.

Familja është bërë së fundmi me pesë anëtarë, dhe Laura me Luke shpresojnë se me kohë do të bëhet më e lehtë.

Videoja është parë mbi 1.2 milion herë dhe ka mbledhur qindra komente nga nëna të tjera që ndodhen në situata të ngjashme.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts