Një ngjarje e pazakontë u shënua në vendin fqinj, Greqi, ku një grua ka arritur të divorcohet nga burri me ‘sugjerimin’ e ChatGpt, shkruan adnkronos.it. Nuk jemi në një episod të “Black Mirror”, serialit të njohur nga Netflix, por në Greqi, ku një grua ka vendosur t’i japë fund një martese 12-vjeçare pasi Inteligjenca Artificiale i zbuloi se burri i saj kishte lidhje jashtëmartesore.

Sipas medias greke “Ekathimerini”, gjithçka filloi si një lojë, me gruan që në një moment për të kaluar kohën iu drejtua ChatGpt-së, për të larguar xhelozinë e saj duke lexuar llumin e kafesë, trend që është bërë viral në rrjetet sociale.

Megjithatë, sapo u ngarkua fotografia e filxhanit, mbërriti përgjigja e papritur e aplikacionit, e cila nisi një kthesë dramatike të ngjarjeve. Inteligjenca Artificiale në fakt arriti në përfundimin se burri kishte qenë i përfshirë në një lidhje jashtëmartesore për njëfarë kohe dhe kjo shkaktoi zemërimin e gruas, e cila jo vetëm që ngriti akuza të rënda, por madje kërkoi divorc.

Në kafenë time, sipas teknologjisë u evidentua një grua e re me inicialin ‘E’, për të cilën mendoja intensivisht dhe se dëshira ime për të pasur një lidhje me të do të realizohej së shpejti. Përfundimi shkencor i leximit të kafesë ishte pra, se unë po e tradhtoj atë me një grua të re që synon të shkatërrojë martesën tonë, tha burri i gruas, i intervistuar nga programi televiziv grek “To Proino”.

Nisa të qeshja, sepse më dukej e tepërt të jepja shpjegime, meqenëse ishin budallallëqe të pabazuara, por më pas zbulova se edhe në të kaluarën kishte pasur episode të ngjashme, kur gruaja i ishte drejtuar një astrologu”, shtoi ai.

Related Posts