Të mirat duket se nuk kanë fund për këngëtarin nga Peja, Gjestin i cili po e shijon famën pas përfundimit të BBVA, në maksimum.
Koncertet e ndejat e mbrëmjes nuk do të jenë gjërat e vetme që Gjesti do t’i ketë përpara, kjo pasi Besart Kelmendi (Gjesti), ka arritur edhe një marrëveshje me një label muzikor.
Gjesti i cili u shpall fitues i BBVA4, së fundmi duket se i është bashkuar kompanisë “SGM Menagment”, i cili do të jetë nën menaxhimin e Bonart Ajvazi.
Kjo u bë e ditur nga vet kompania të cilët duket se e kanë mirëpritur ngrohtësisht Gjestin në mesin e tyre.
Teksa nga “SGM Menagment apo Three60 music”, thanë se janë të emocionuar për të ardhmen me Gjestin.
“Jemi shumë të kënaqur të njoftojmë se @gjestt ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me shtëpinë tonë diskografike nën menaxhimin e SGM. E mirëpresim dhe jemi shumë të emocionuar për atë që na pret e ardhmja”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.
Ndryshe Gjesti është lojtar i cili theu rekordin e qëndrimit në dy Big Brother në atë të Kosovës dhe Shqipërisë duke bërë më shumë se 180 ditë izolim brenda shtëpisë.