Prishtina, Fushë-Kosova,Obiliqi, dhe Drenasi, ka më shumë se 12 orë pa ujë. Qytetarët e këtyre komunave kanë raportuar se ka 12 orë që janë pa ujë të pijës dhe nuk e dinë se ku është problem.
Ata thonë se janë pagues të rregullt të ujit mirëpo ankohen se nuk e marrin shërbimin në raport me pagesën.
Ndërësa nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” thonë se si pasoj e reshjeve të fundit janë shfaqur trubullira në kanalin e Ibër Lepencit nga ku furnizohet fabrika e ujit në Shkabaj ku edhe bëhet furnizimi me ujë të pijës për këto komuna.
Në një postim në faqën e tyre në facebook ata kanë sqaruar qytetarët se deri kur janë mundësit për normalizim të situatës, shkruan RilindjaShqiptare.
Postimi i plotë:
Prishtinë, 25 janar – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit, lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, Lagjes Mati 1, etj., ju që keni ndërprerje uji si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibrit.
Ju njoftojmë se, drejtoresha teknike me ekipe shtesë aktualisht janë në terren për realizimin e alternativave teknike për furnizim me ujë nga linjat e tjera, për zonat që kanë probleme me furnizim.
Në anën tjetër, kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj, pasi që kjo situatë është krijuar nga reshjet atmosferike kohëve të fundit.Duhet kuptuar që jemi në situatë emergjente pas vërshimeve.
Përkushtimi nga ana jonë është i madh, kështu që ju lusim të kuptoni gjendjen e krijuar nga natyra.
Nuk është as dëshirë e jona të qëndrojmë në terren për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë.
Nesër në mëngjes, pritet stabilizimi i gjendjes .