Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetje për kryeministrin shqiptar Edi Rama për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen të dielën, më 11 maj.

Në një postim në Instagram Story, Thaçi theksoi se Shqipëria, nën udhëheqjen e Ramës, ka arritur zhvillimin më të madh ekonomik, turistik dhe kulturor në rajon.

Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë për të bërë hapa të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Shqipëria, me Edi Ramën kryeministër, është vendi me Zhvillimin më të madh ekonomik, i turistik e kulturor në rajon. Tani, me hapa të sigurt, po shkon dreit anëtarësimit në vitin 2030 në Bashkimin Evropian! Te dielen votoni për nr.5”, ka shkruar ai.

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts