Kandidja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, që është edhe bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi ka treguar se pse është renditur me numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në të kaluarën, në çdo palë zgjedhje numrin 10 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e ka mbajtur Rexhep Selimi.Ky numër, gjatë kohës së luftës ka qenë edhe nofka e Rexhep Selimit, i cili nga bashkëluftëtarët është thirrur si “Dhjetëshi”.
“Duke e pa historikun e numrit 10 gjatë luftës e që Rexha ka konkurru me 10, Lëvizja më ka nderu. Nuk po mundohem me zëvendësu Rexhën, sepse ai nuk mundet me u zëvendësu”, tha Shqipe Selimi në “Kallxo Pernime”.“Nuk jam hy në politikë me zëvendësu Rexhën. E kanë gabim. Nuk jam hy as për një rrogë. Kontributi im do të jetë i pashmangshëm dhe mendoj se do të jetë edhe vet qenia ime. Do të angazhohem që ketë barazi gjinore si dhe në aspektin e sigurisë. Pak femra ka që merren me mbrojtje, siguri e ushtri”, tha ajo.“Në luftë s’kam pasur nofkë, më kanë thirrë Shqipe. Ka pasë që më kanë thirrë edhe Shota”, tha Selimi.