Barcelona fitoi El Clasicon e katërt të sezonit kundër Realit (4:3) dhe, nëse fiton të paktën dy pikë në tre ndeshjet e ardhshme, do të zgjidhë të gjitha dyshimet rreth titullit të kampionatit.
Një episod dyshimi ndodhi në fundin e ndeshjes kur Fermin Lopez shënoi gol por që u anulua nga dhoma e VAR-it.
Komunikimi i dhomës së VAR-i ngriti shumë dilema rreth transparencës së gjyqtarëve në VAR.
“Sapo zbuluam dorën, në rregull? Ejani dhe shikoni, ju lutem – tha gjyqtari i VAR-it Martínez Munuera, drejtor gjyqtarit kryesor.
“Fal Zotit Po. Po, po abusolutisht” dëgjohet një zë tjetër në dhomën e VAR-it duke iu gëzuar dorës së prekur nga Fermin që do të pasonte me anulim të golit.
“Do ta anuloj golin”, tha Hernandez pas mori konfirmimin.
Fraza “Faleminderit Zotit” nuk u shfaq në transkript, as në titrat e montazhit audiovizual të publikuar nga Federata Spanjolle e Futbollit pas El Clasicos.