Agjencia e Antidopingut për Kosovë (KosADA), ka konfirmuar zyrtarisht se zërat për që e lidhnin lojtari e klubit të basketbollit Bashkimi – Wendell Green me doping pozitiv, nuk janë të vërtetë.
Në një përgjigjje për AsistiOnline.com, nga kjo agjenci kanë konfirmuar se lojtari as që është testuar për doping.
“Si KosADA nuk e kemi testuar sportistin ne fjale per doping dhe rrjedhimisht nuk kemi asnje test pozitiv per te”, kanë thënë nga KosADA për AsistinOnline
Këto spekulime gjatë ditës i ka mohuar kategorikisht edhe klubi i Bashkimit nëpërmjet një komunikate me shkrim.
/AsistiOnline.com/