Dua të largohem nga Ferma VIP”, ishte kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi publikun, por edhe fermerët.
Kjo dëshirë e Albës vjen pa klipit të shfaqur mes Limit dhe Nennës të cilët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha”, tha ajo, referuar Limit, fermerit të cilit i ka shprehur dhe simpatinë.
Duke lënë të nënkuptojë kështu se edhe vetë ajo e ka ndjerë se mes saj dhe fermerëve të tjerë nuk ka pasur kurrë empati.
“Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit”, u shpreh Alba.
Moderatorja Luana Vjollca sqaroi se në bazë të kontratës, Alba duhet të qëndroj edhe 24 orë në Fermë, e më pas të deklaroi vendimin përfundimtar nëse do të largohet apo jo.