Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin me presidenten do të presin qëndrimet e saj dhe, sipas tij, nëse kanë ndonjë sugjerim si AAK, do ta japin.
“Do ta dëgjojmë presidenten fillimisht për të parë se çfarë qëndrimesh ka dhe çfarë sugjeron. Në të njëjtën kohë, nëse kemi ndonjë sugjerim, do ta paraqesim. Ne jemi në pritje edhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e kemi dorëzuar dje.”
“Kam marrë informacion nga zyra se kemi marrë ftesë dhe unë e kam konfirmuar pjesëmarrjen.”