Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka reaguar me emocione pas kualifikimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, Luizi ka shprehur krenarinë dhe gëzimin e tij për këtë sukses, duke thënë se me këtë kualifikim, nuk kaloi vetëm një këngë, por “u kualifikua një rrënjë dhe një brez i tërë i rritur me meloditë e së kaluarës”.

Luizi, i cili ka qenë vetë pjesë e Eurovisionit në të kaluarën, e ka cilësuar këtë arritje si një thirrje për vetëbesim dhe ruajtje të identitetit muzikor shqiptar.

“E ndiej këtë jo si sukses, por si thirrje: T’i besojmë më shumë vetes sonë, gjuhës, tingullit dhe rrënjëve tona. Kur muzika është e sinqertë, ajo nuk ka nevojë për përkthim”, ka shkruar ai.

Related Posts