Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Kampionatin Botëror.

Sadiku sot shënoi fitore në gjysëmfinale, ndaj boksieres italiane, Rebecca Nicoli, në Kupën Botërore të boksit “Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Kujtojmë që boksierja jonë e cila garon në kategorinë 60 kilogram, në çerekfinale e mposhti  polaken Alesandra Jankowiak, me rezultat 5-0./

 

Related Posts