Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Osmani tha se Gjermania ka qenë prej kohësh në krah të Kosovës, si mike, partnere dhe aleate e qëndrueshme.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kancelarin Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë, ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, shkroi Osmani.

Dje është mbajtur Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku Kosova është përfaqësuar nga e para e vendit, Vjosa Osmani.

Related Posts