• Dobësohet pozita ndërkombëtare e Kosovës.

Kështu, në paragraf të parë, fillon reagimi ndaj Kosovës në komunikatën e fundit për shtyp të Bashkimit Evropian referuar mbylljes së disa zyreve paralele në veri: ujësjellës, palestër sportive dhe qendër punësimi.

Kjo komunikatë shtypi erdhi në një kohë kur liderët evropianë zbarkuan në Tiranë dhe ku emri i Shqipërisë u lartësua për perspektivë tejet të afërt evropiane. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, foli se si Shqipëria “brenda dy vitesh” veçse do të jetë pjesë e BE-së. Njëjtë edhe për Malin e Zi, Presidenti i Këshilit Evropian, Antonio Costa, e pa realiste që 2028’a ta zë Podgoricën brenda familjes evropiane.

Kosova? Përgjigja në pyetjet e saj ka rënë në a heqen “masat ndëshkuese” – fjalë kjo përzbutëse për termin më të rënd ‘sanksionim’ – të vendosura tash e dy vite si pasojë e gjendjes në veri të vendit, heqja e të cilave kryesisht lidhet me shtensionim dhe rikthim të përfaqësimit politik të komunitetit lokal atje. Kosova, përveç kësaj, u la edhe sivjet jasht agjendës dhe konsiderimit për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Inkurajojmë kryeministrin në largim të ndalojë këto mbyllje”, u tha në komunikatën e BE-së.

Kjo dy ditë pas vizitës së Antono Costa-s, President i KE-së, i cili për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës tha “së pari shtensionimi” dhe pastaj heqja e masave.

“Pas deeskalimit mund të lëvizim dhe të heqim këto masa. Dhe shpresoj që zhvillimet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri…”, tha ai në konferencë për shtyp.

Në dritën e kësaj reagi Ambasada e Gjermanisë në Kosovës, e cila edhe ka qenë avokuesja më e madhe e heqjes së sanksioneve: por, thanë ata, “në këtë moment kritik, veprimet që rrisin më tej tensionet janë kundërproduktive dhe nuk kontribuojnë në heqjen e masave”.

“Ne jemi të shqetësuar se operacione të tilla policore rrezikojnë të thellojnë tensionet lokale dhe të minojnë përpjekjet për të fituar zemrat dhe mendjet e të prekurve. Siç theksoi dje presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, heqja e masave është e lidhur me de-përshkallëzimin në veri”, thanë ambasada gjermane.

Në të njëjtën linjë erdhi edhe reagimi i ambasadës franceze: thanë se Kosova “po dërgon sinjale negative te partnerët”.

“Veprimet e përsëritura nga autoritetet kosovare kundër strukturave të Serbisë në Kosovë që ofrojnë shërbime për komunitetin serb janë shqetësuese. Çështja e këtyre strukturave duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Këto veprime dërgojnë një sinjal negativ për partnerët e Kosovës. Franca po ndjek me kujdes ndikimin e këtyre vendimeve në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë”, thanë ambasada franceze.

Mesazhet e Presidentit të KE-së

  • “Njëherë deeskalimi në veri të Kosovës, pastaj heqja e masave ndëshkuese të BE-së – Kosova e ka vendin në BE, por kërkohet përmbushja e zotimeve të marra në dialogun me Serbinë”.

Ishin këto dy mesazhe kryesore që Presidenti i Këshllit Evropian, Antonio Costa, i dha në konferencë për media të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Costa foli në terma përgjithësues për të ardhmen evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit, ndërsa për Kosovën e ndërlidhi atë me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi përmes procesit që ndërmjetësohet nga Brukseli.

“I mirëpres fjalët për dialogun Beograd – Prishtinë. Është jetike të bëni përparim real dhe të prekshëm në dialog dhe të normalizoni marrëdhëniet”, tha Costa.

“Është në të mirën e të ardhmes suaj evorpiane. Kosova e ka vendin në familjen evropiane, por po ashtu kërkon nga ju që t’i përmbushni zotimet tuaja. Me përfaqësuesin e ri Sorensen, është koha të shfrytëzoni mundësinë”, tha ai.

Për çështjen e sanksioneve – të quajtura me fjalë përzbutëse si: masa ndëshkuese – Costa iu referua “nevojës për deparshkallëzim”.

“Pas deeskalimit mund të lëvizim dhe të heqim këto masa. Dhe shpresoj që zhvillimet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri…”.

Related Posts