Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur për dështimin e tentativës së 18-të, të seancës konstituive.

Para mediave, Abdixhiku tha se mungesa e urgjencës është lajm i keq për Republikën e Kosovës.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për institucione.

“Për shkak se s’ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se s’ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mosmbahet sipas rregullores. E mungesa e urgjencës është një lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë”.

Related Posts