Gjatë ditës së sotme, presidentja Vjosa Osmani dhe komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani zhvilluan takim në zyrën e të parës së vendit.

Përmes një njoftimi të Presidenës, bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit me Barduanin potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.

Më tej, Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.

“Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe teksti

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Ngjarjet e datës 18 gusht

Ngjarjet e datës 18 gusht

August 17, 2026
Golf 2 – vetura që u bë legjendë edhe në Kosovë –
Vdes ish-futbollisti e trajneri Erdogan Celina

Related Posts