Vazhdon hetimi për influencuesen meksikane Valeria Marquez, e cila u vra derisa ishte live në TikTok

Hetimi po vazhdon në Meksikë pasi një influencuese u qëllua për vdekje ndërsa ishte live në TikTok, gjegjësisht me datë 13 maj.
Asnjë i dyshuar nuk është emëruar akoma në vdekjen e 23-vjeçares Valeria Marquez që nga e enjtja, më 15 maj, sqaroi Zyra e Prokurorit të Shtetit të Jaliscos në një njoftim për shtyp dy ditë pas vrasjes, pas thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale, duke pretenduar se kush mund të ketë qenë i përfshirë.
Të gjitha videot dhe deklaratat në mediat sociale po analizohen dhe hetohen, shtuan zyrtarët.
Vdekja e Marquez është ende duke u hetuar si femicid, vrasja e një gruaje ose vajze për shkak të gjinisë së saj.
Marquez ishte në sallonin e bukurisë në Zapopanin perëndimor, një qytet i vendosur në shtetin meksikan të Jaliscos, kur një burrë hyri në biznes dhe e qëlloi, thanë prokurorët në një deklaratë fillestare.
Si oficerët e policisë bashkiake ashtu edhe ndihmësit mjekësorë shkuan në vendngjarje, duke konfirmuar se Marquez kishte vdekur, thanë prokurorët.
Kabineti i sigurisë i Meksikës do të punojë së bashku me prokurorët për të gjetur personin përgjegjës dhe një motiv për vdekjen e Marquez, tha presidentja Claudia Sheinbaum në një konferencë për shtyp të enjten.
Çfarë i ndodhi Valeria Marquez?
Marquez shpesh ndante foto të vetes duke qenë modele dhe duke udhëtuar. Ajo gjithashtu punonte në sallonin e bukurisë ku u vra, raportoi Reuters.
Sipas medias, Marquez tha më parë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë se dikush erdhi në sallon ndërsa ajo ishte jashtë. Personi kishte një dhuratë të shtrenjtë për të dhe ajo dukej e shqetësuar. Ajo tha se nuk po priste që personi të kthehej.
Pak para se të vritej, Marquez u pa duke mbajtur një lodër prej pelushi, pastaj tha: “Po vijnë”.
Një zë tha, “Hej, Vale”, të cilit Marquez iu përgjigj, “Po”, duke konfirmuar identitetin e saj. Më pas ajo e fiku transmetimin e drejtpërdrejtë. Pak më vonë, u qëllua me armë zjarri.
Dikush i rrëmbeu telefonin, duke u shfaqur shkurtimisht në ekran para se transmetimi të mbaronte.