Zyrtarizimi i tij sipas mediave italiane pritet të bëhet në orët në vazhdim.
Ai e fitoi konkurrencën e fortë me emrat si: Andrea Berta, Fabio Paratici, Tony D’Amico.
Ylli i kombëtares shqiptare duket se ishte edhe i preferuari i Zllatan Ibrahimoviq.
Siç raportohet, nënshkrimi ende nuk është vendosur, por duket se ka marrëveshje mes palëve.
Marrëveshja në fjalë është dyvjeçare me opsionin për t’u zgjatur edhe një vit tjetër.
51 vjeçari do të ketë goxha punë.
Së pari zgjedhja e trajnerit e më pas përgatitja e ekipit të ri.
Igli Tare do të ketë për detyrë të bëjë kompetitive një skuadër që këtë vit zhgënjeu në të gjitha kompeticionet.
Së pari zgjedhja e trajnerit e më pas përgatitja e ekipit të ri.
Ish-futbollisti do të ketë edhe sfida në këtë detyrë, si mungesa e parave nga Champions League ku kuqezinjtë do të mungojnë vitin e ardhshëm.
Më herët, Igli Tare, është shprehur se është nder i madh nëse do të punonte në një klub të madh siç është Milani.
“Milani është synim për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz do të ishte një nder i madh”, ishte shprehur Tare për një intervistë në La Stampa.