Manchester City ka bërë një hap të madh drejt një vendi që i dërgon sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Citizens kanë triumfuar 3-1 ndaj Bournemouthit në shtëpi, në ndeshjen e fundit të Kevin de Bruyne në Etihad Stadium.

Serinë e golave e hapi Omar Marmoush me një gol spektakolar nga distanca në minutën e 14-të për 1-0.

24 minuta më vonë në skenë doli Bernardo Silva që realizoi për 2-0 pas asistimit nga Ilkay Gundogan.

 

Pjesa e dytë vazhdoi njëjtë me Cityn që dominoi, por që në minutën e 67-të mbetën me 10 futbollistë në fushë kur Mateo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq.

Por 10 minuta më vonë edhe mysafirët mbetën me 10 futbollistë pasi Cook u përjashtua me të kuq.

 

Në minutën e 89-të mesfushori spanjoll Nico realizoi për 3-0, para se Jebbison i mysafirëve të shënonte për rezultatin përfundimtar 3-1.

City me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 68 pikë, derisa ndeshjen e fundit luan në udhëtim te Fulham.

Related Posts