Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Zvicër, ku do të zhvillojë një vizitë shtetërore gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen.

Në këtë vizitë, Osmani do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Organet e sigurisë zvicerane, janë kujdesur që të marrin edhe masa të veçanta sa i përket trafikut.

Shefja e shtetit do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga homologia e saj, Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern sot në prezencë edhe të qytetarëve të shumtë.

Në kuadër të agjendës zyrtare, e para e vendit do të mbajë takime me presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës.

Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen, e cila është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe të mësimdhënies,  fushë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.

E në Gjenevë, Osmani do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles
Check latest article from this author !
Moti sot

Moti sot

May 21, 2025
Ngjarjet e datës 22 maj
Bashkimi e fiton çerekun e tretë ndaj Trepçës, por ende larg

Related Posts