Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë për posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 19:55.

“Prishtinë 21.05.2025, 19:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit  është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.2 gram, një telefon një palë çelësa të banesës dhe para të gatshme të valutave të ndryshme rreth 825 euro”, thuhet në raport.

Tek i dyshuari tjetër janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 2.1 gram.

Policia tutje njofton se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e banesës së të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 643.7 gram, dy peshore digjitale.

Vlera e përgjithshme e substancës së dyshuar arrin vlerën rreth 12 mijë euro.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related Posts