Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.
Ato kishin humbur pas një ecje malore gjatë së mërkurës.
Alpinistet e huaja janë Katharina dhe Anne Maria.
“Ato janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë ku sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile, përveç një lëndimi të lehtë në këmbë tek njëra prej tyre”, kanë deklaruar nga policia.
Organet e rendit, sot në mëngjes kanë dhënë detaje lidhur me rastin.
“Më datë 21.05.2025, rreth orës 08:00 të mëngjesit, dy shtetase të huaja, të cilat po qëndronin në hotelin “Luboteni” në Brezovicë, janë nisur për një ecje malore në bjeshkët e Sharrit. Gjatë rrugëtimit të tyre, për shkak të kushteve të vështira dhe terrenit të panjohur, ato kanë humbur rrugën”.
“Rreth orës 20:50, Policia Rajonale e Ferizaj, respektivisht Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar një informatë se dy alpinistet kishin humbur rrugën dhe ndodheshin diku në zonën malore të Sharrit, por pa ditur saktësisht vendndodhjen e tyre. Përmes një audio incizimi, ato kishin treguar gjendjen e tyre të rënduar dhe pamundësinë për të vazhduar më tej”.
“Menjëherë, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke aktivizuar njësitë relevante dhe duke kërkuar ndihmën e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës. Pas disa orësh kërkimesh intensive dhe përpjekjeve të koordinuara, më 22.05.2025, rreth orës 03:00, dy shtetaset e huaj janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë”, njofton poli