Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Me të siç shkruan Hamza, ka diskutuar për nevojën e formimit të institucioneve të reja qeverisëse.
Njoftimi i Hamzës në facebook:
”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.
Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”.