Çshtë mbajtur sot në ndërtesën e presidencës së Serbisë mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare, e cila ka zgjatur pothuajse dy orë dhe është drejtuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

emë kryesore e kësaj mbledhje raportohet se ishte çështja e Kosovës dhe ajo e Bosnjë e Hercegovinës.

Pas përfundimit të mbledhjes, para mediave doli shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviq, i cili theksoi se takimi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të temave që janë diskutuar.

“Mbledhja zgjati pak më shumë se zakonisht. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, për gjendjen në Kosovë, si edhe për disa çështje që lidhen me udhëzimet dhe konkluzionet për hapat e ardhshëm”, tha Mojsilloviq.

Related Posts