Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku një grua rreth të dyzetave është gjetur pa shenja jete.
viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u varur me një kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së. Trupi i saj është gjetur më pas në oborr nga personeli mjekësor, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Sipas informacioneve nga brenda QKUK-së, gruaja ishte e veshur me rroba të stilit fetar që i përdorin gratë myslimane.
Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.