Një zyrtar policor ka përfunduar me lëndime trupore pasi është sulmuar nga një person që tentoi të hynte pa biletë në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes ndërmjet KF Prishtina dhe KF Llapi, më 22 shkurt 2025.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari, Hajriz Binaku, 31 vjeçar, ka injoruar urdhrat e zyrtarit policor për t’u larguar nga hyrja J1 e stadiumit dhe ka reaguar me arrogancë duke thënë: “Hi kur të du, edhe pa biletë”. Më pas ai e ka goditur zyrtarin me këmbë, duke i shkaktuar lëndime fizike.
Zyrtari policor është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pas konsultimit me prokuroren kujdestare, rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe ndaj Binakut është caktuar masa e ndalimit për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.
Rasti është në trajtim nga organet e drejtësisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



































