Dmth politika e jashtme amerikane (e sidomos qasja e saj ndaj Kosovës) po ndrrojka sipas administratës.
Nga « Kosova pranon te mos kerkoje pranim as njohje nderkombetare » në « Serbia duhet ta njohe Kosoven ». Uf! Uf!
Pse o duda nuk merrshi vesh kur ju thojsha që Amerika e re do ketë qasje të re ndaj Kosovës?
Pse nuk merrshi vesh kur ju thojsha me heq dorë nga ajo legjenda urbane sipas te ciles « kushdo qe vjen n’pushtet n’Amerikë, politika e saj nuk ndrryshon ».
A e shihni që edhe Dulla tash entuziazmohet nga letra e Bidenit derisa vet i njejti Dullë i vraponte pas Grenellit dhe nenshkruante letra ku thuhej « Kosova nuk do kerkon njohje gjate nje viti ».
Jooo Dullo, kjo leter është per krejt ata që kane besu në te drejten e Kosoves per shtet.
Letra jote mbetet ajo e shtatorit kur ti me dritonat tu e zyrtarizuat mosnjohjen nga Serbia dhe hoqet dore nga njohjet tjera. Ajo letra që e fuste Serbine ne bashkemenaxhim te pasurive ujore te Kosoves dhe e vuloste statusin gati krahinor te shtetit tonë….
E kuptoj Beratin që po tenton me e shly nga kalandari vitin 2020 dhe me na paraqit Dullen si super profil, me ide te reja, por populli ende s’i ka harru krejt ato « mbylljet e Bondsteelit » e ato « terhqjet e ushtarise amerikane » që ishin pjese e strategjise per zhberjen e Kosoves per 2 twita e nje foto me Donald psikopatin.
Ah! Se per pak harrova.
A e shihni qe ato « lavdatat » qe Sekretari i shtetit Blinken i bente Grenellit para disa diteve ishin thjesht trillime te argatëve. Ai kurrë s’ka thënë se Grenell kishte qasjen e duhur por veç se dialogu duhet te vazhdoje.
Nejse miq…
Amerika u rikthye ne botë dhe në Kosovë fiks qysh e kam uru dhe parashiku. Ndersa, Beratat, dullat, dritonat, batonat e grenellat e mbyllin agjencine turistike « Grenelli travel » definitivisht me 14 shkurt.
E unë këtë jave jam atje dhe i festojme te gjitha keto lajme t’mira bashke 😉