Bizneset e mëdha në Kosovë, sidomos ato prodhuese, kanë shprehur shqetësimin se ofertat e pranuara për furnizim me energji elektrike pas një qershorit do të rrisin koston operative në mënyrë të papërballueshme. Nga fillimi i qershorit, kompanitë me mbi pesëdhjetë punëtorë ose me qarkullim mbi dhjetë milionë euro do të detyrohen të zgjedhin furnizuesin e energjisë elektrike.
Një shembull alarmues për këtë ka dhënë një kompani prodhuese në Kosovë.

Ndërsa bizneset e mëdha në Gjermani paguajnë energjinë me rreth 200 euro për megavat dhe ato në rajon rreth 100 euro, kompanitë në Kosovë përballen me oferta që shkojnë deri në 260 euro. Pra dyshfishi i atyre në rajon. E gjithë kjo si pasojë e vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për tregun e hapur të energjisë elektrike. Kështu, thotë pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi.

 

Palushi në një deklaratë për KosovaPress paralajmëron për pasoja të menjëhershme në stabilitetin financiar të bizneseve. Ai thekson se oferta e vetme që kanë pranuar deri më tani vjen nga KESCO, dhe se kjo ofertë paraqet një rritje mbi 200 për qind të çmimit të energjisë.

Ndërsa ai thotë se tek kompania tij, impakti do të jetë gati 1 milion euro, duke krahasuar me vitin e kaluar që kanë paguar 430 mijë euro.

Related Posts