Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, në kuadër të nismës humanitare të organizatës “Make-A-Wish Foundation”, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim emocional, Trumpi shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota. Presidenti amerikan theksoi se djali përbën frymëzim për shumëkënd.

Në një moment prekës, Trumpi i dhuroi atij një monedhë simbolike presidenciale, si kujtim i këtij takimi të paharrueshëm në zemër të Uashingtonit.

“Mos e humb këtë, shok”, u shpreh presidenti duke i buzëqeshur djalit, i cili e pranoi dhuratën me emocion.

Në fillim, nëna e familjes prezantoi edhe vajzën e saj, Ellën, e cila e përqafoi vëllain dhe konfirmoi dashurinë për të: “Po, e dua shumë. Ai është më i miri”.

Related Posts