Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në konferencën për media lidhur me incidentin në veri, ka thënë se zyrtari policor i cili ka ndërhyrë atë ditë ka marrë kërcënime të shumta përmes rrjeteve sociale.

I pyetur nëse këto kërcënime kanë ardhur qoftë edhe nga Serbia, Hoxha tha se kanë ardhur nga disa grupe të organizuara, por që nuk e dinë ende nëse nga brenda Kosovës, apo nga Serbia.

“Kërcënimet ndaj këtij zyrtari kanë ardhur përmes rrjete sociale, nga disa grupe. Nuk e dimë nëse nga brenda apo nga Serbia.

“Policia e Kosovës po e kryejnë punën e vet, e puna e tyre nuk është e lehtë”, tha ai.

Related Posts